Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në aksin rrugor të Thethit.
Teksa një automjet me turistë po lëvizte në këtë segment, një shkëmb u shkëput nga faqja e malit dhe ra mbi mjetin në lëvizje.
Sipas informacioneve paraprake, goditja ishte aq e fortë sa shkëmbi çau tavanin e automjetit dhe depërtoi në kabinë, duke u ndalur mes sediljes së shoferit dhe pasagjerit të përparmë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të mëdha materiale në automjet, ndërsa fakti që asnjë prej personave në mjet nuk u lëndua konsiderohet një mrekulli. Të gjithë turistët kanë shpëtuar pa dëmtime dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

