Shitet vila e Berlusconit për 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit zgjeron investimet në Itali

Publikuar me datë:

Villa Certosa, rezidenca e njohur e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi në Sardenjë, ka kaluar në pronësi të familjes mbretërore të Katarit, dinastia Al Thani, për një shumë prej 350 milionë eurosh.

Ky informacion është konfirmuar nga Immobiliare Idra, një kompani që bën pjesë në grupin Fininvest, e cila pranoi ofertën detyruese për blerjen e pronës. Kjo marrëveshje shënon mbylljen e muajve të gjatë të spekulimeve për të ardhmen e vilës, pas vdekjes së Berlusconit në qershor të vitit 2023.

Sipas raportimeve në mediat italiane, përfshirë La Nuova Sardegna dhe Corriere della Sera, negociatat kishin arritur në një fazë të avancuar javët e fundit. Në fillim, prona ishte vendosur në treg me një çmim prej 500 milionë eurosh, dhe interesim për të kishte ardhur nga investitorë të Lindjes së Mesme, si dhe nga grupe të mëdha hoteliere luksoze.

Tani, Villa Certosa do t’i takojë familjes Al Thani, e cila ka rritur ndjeshëm investimet e saj në rajonin e Gallurës në vitet e fundit, sidomos në fushat e turizmit dhe shëndetësisë. Siç bëjnë të ditur burimet, transaksioni është realizuar përmes një kompanie investimi me qendër në Luksemburg, e cila menaxhon investimet evropiane në pasuritë e paluajtshme të Katarit.

Ky shitje përfundon një epokë për një nga pronat më të njohura të lidhura me Silvio Berlusconin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related