Shiste kokainë, heroinë dhe kanabis në vendin e punës, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

Publikuar me datë:

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 20-vjeçar që dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në ambientin e një qendre lojërash ku ishte i punësuar.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacionit “Playstation” u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Hetimet kanë zbuluar se i riu dyshohet se shiste në doza lëndë narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe kanabis në ambientet e një PlayStation-i ku punonte.

Gjatë kontrollit, uniformat blu sekuestruan një sasi kanabisi, 69 doza të dyshuara kokainë (crack) dhe 23 doza të dyshuara heroinë, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit

Nga National GeographicPër mijëra vjet, fuqitë botërore kanë shkëmbyer...

Iu gjendën armë dhe lëndë narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

Policia e Vlorës ka goditur tre raste të armëmbajtjes...

I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës, denoncon: Më dhunoi policia greke!

Mbrëmjen e djeshme, një 29-vjeçar është paraqitur në urgjencën...