Shisnin ko*ainë në Burrel, policia u vë prangat 3 personave

Publikuar me datë:

Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në ambientet e banesave të këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan;

-94.70 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë
-19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm
-13 telefona celularë
-2 peshore elektronike
-1 automjet
-1 orë dore e markës “Rolex”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, si rezultat i një hetimi proaktiv, të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Start 3”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. M., 27 vjeç, dhe D. Gj., 55 vjeç, banues në Sanxhak, Laç;

N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatitnin dhe shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related