Është shtyrë për më 16 nëntor seanca paraprake ndaj Gjon dhe Ervis Shkambit, të akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Gjatë seancës, Prokuroria ka lexuar veprimet hetimore të kryera deri më tani.
Sipas informacioneve, avokati i Ervis Shkambit ka kërkuar të njihet me audion e seancës paraprake të mbajtur më 6 tetor.
Ndërkohë, avokatët e Gjon Shkambit kanë kërkuar të njihen me aktet që lidhen me klientin e tyre.
Nga ana tjetër, avokati i familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka kërkuar që procesi gjyqësor të jetë transparent dhe të respektohen parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

