Shfaqja “Gomerët e Trojeve” premierë në teatrin “Migjeni”/ Aktori Gent Bejko: 35 vite të njëjtët gomerë në politikën shqiptare

Publikuar me datë:

Shfaqja teatrore “Gomerët e Trojeve”, me autor dhe regji nga Gent Bejko, është ngjitur në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër, duke sjellë për publikun një komedi të errët me mesazhe të forta sociale dhe politike.

Përmes humorit dhe satirës, vepra synon të provokojë reflektim dhe të rikthejë vëmendjen te roli i artit në shoqëri.

Autori dhe regjisori Gent Bejko thekson se teatri nuk duhet të mbetet vetëm në funksionin argëtues, por të shërbejë si një mjet për të zgjuar ndërgjegjen e publikut.

Sipas tij, arti ka mision të përcjellë mesazhe të forta dhe madje të nxisë ndryshime shoqërore. Ai shprehet kritik ndaj ndërthurjes së artit me politikën, duke e konsideruar këtë si një rrezik për vetë ekzistencën e artit.

Autori i shfaqjes shprehet se prej 35 vitesh në Shqipëri vijojnë që të jenë të njëjtën “gomerë” në politikën shqiptare.

Bejko gjithashtu nënvizon rëndësinë e investimit në kulturë dhe nevojën që artistët dhe intelektualët të mos heshtin përballë problematikave të shoqërisë.

Ndërkohë, aktorët Jozef Shiroka dhe Lusi Bregu vlerësojnë se shfaqja përcjell mesazhe të rëndësishme përmes elementeve komike dhe dramatike.

Ata theksojnë se publiku jo vetëm argëtohet, por edhe reflekton në fund të shfaqjes. Sipas tyre, vepra ndërthur humorin, ironinë dhe sarkazmën me momente të forta emocionale, duke i dhënë spektatorit një “goditje” për të reflektuar mbi realitetin dhe mbi vetveten.

“Gomerët e Trojeve” është një komedi e errët ku aurori Gent Bejko është frymëzuar nga Homeri.

Shfaqja do të vijojë të shfaqet për publikun edhe me 27 maj në orën 20:00, në teatrin “Migjeni”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia zhgënjen në Vorë, mbyll fazën e parë me humbje

Vllaznia nuk ia del të marrë pikë në transfertë, duke u mposhtur 2-1 nga Vora në ndeshjen e fundit të fazës së parë. Vendasit kaluan në avantazh me Kasharin në minutën e 16-të, ndërsa Daka vulosi fitoren në të 85-ën. Goli i Balajt nga penalltia ngushtoi diferencën, por shkodranët nuk arritën të shmangnin disfatën. Me […]

Veliaj kundërshton transferimin në burgun e Fierit: Është politik, përbën rrëmbim policor

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas transferimit...