Veliaj kundërshton transferimin në burgun e Fierit: Është politik, përbën rrëmbim policor

Publikuar me datë:

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas transferimit nga paraburgimi i Durrësit drejt burgut të Fierit, duke e cilësuar këtë veprim si politik dhe të kryer pa pëlqimin e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj pretendon se, pavarësisht kërkesave të tij dhe të avokatit për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet ligjore të tij, dokumenti nuk u është vënë në dispozicion. Sipas kryebashkiakut, kjo mënyrë veprimi cenon të drejtat e tij dhe përbën, siç shprehet ai, një “rrëmbim policor”.

Veliaj i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, Avokatit të Popullit, Endri Shabani, si dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar arsyet dhe ligjshmërinë e transferimit.

Në reagimin e tij, kryebashkiaku thekson se nuk ka dhënë pëlqimin për këtë lëvizje dhe kundërshton mënyrën se si është realizuar, duke kërkuar transparencë dhe respektim të të drejtave të tij ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Erjon Vishkulli, u plagos me plumb gome nga policia, i nënshtrohet me sukses operacionit në sy

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, njoftoi se ndërhyrja kirurgjikale...

Bardeli kundër paketës së re fiskale: “A ka besë me të pabesin?”

Deputetja shkodrane Bardeli ka kundërshtuar paketën e re fiskale...