Shëngjini nën kontroll për zhurmat/ Nis monitorimi gjatë sezonit turistik

Publikuar me datë:

Policia e Lezhës ka intensifikuar kontrollet në zonën turistike të Shëngjinit për të monitoruar zhurmat, si pjesë e masave për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit veror.

Sipas njoftimeve nga Policia, përveç kontrolleve në terren, janë organizuar takime për ndjeshmërinë e administratorëve të bizneseve dhe individëve që përdorin muzikë, me qëllimin e informimit mbi detyrimet ligjore për respektimin e niveleve të lejuara të zhurmës. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë, kanë realizuar kontrolle të vazhdueshme në zonat e identifikuara me ndotje akustike. Gjatë këtyre kontrollimeve, janë përdorur matës të specializuar për të verifikuar nivelet e zhurmës në ambiente të hapura dhe të mbyllura, duke u përputhur me legjislacionin për administrimin e zhurmës në mjedis. Sipas të dhënave të marra nga matjet, niveli i zhurmës në subjektet e kontrolluara ka rezultuar brenda kufijve të lejuar nga ligji në fuqi. Njëkohësisht, efektivët e Policisë kanë kontrolluar respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, i cili, në zonat e banuara, është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Lezhës njofton se kontrolllet dhe monitorimi do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim garantimin e qetësisë për banorët dhe pushuesit që vizitojnë bregdetin e Shëngjinit. Po ashtu, qytetarët inkurajohen të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave për ndotjen akustike ose cënimin e rendit publik, ndërkohë që Policia garanton një reagim të shpejtë dhe veprim në përputhje me ligjin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...