Shehaj i kërkon llogari Koçiut për banorët e Rrjollit

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj gjatë një interpelance me zv. kryeministren Albana Koçiu në Parlament ka kërkuar llogari për përgjegjësinë që ka Qeveria në lidhje me situatën ku ndodhen banorët e Rrjollit, për tokat e tyre që pretendojnë se u janë grabitur dhe në to po ndërtohet resort.

Shehaj tha se banorët e fshatit Rrjoll në Shkodër, në protestë prej më shumë se 100 ditësh, pretendojnë se u janë vjedhur pronat e trashëguara nga të parët, tokat ku kanë jetuar, nga përfshirja e zyrtarëve të Hipotekës dhe Qeverisë që ka dhënë lejen e ndërtimit për një resort turistik në atë zonë.

“Zonja zëvendëskryeministre, këtu banorët e Rrjollit kanë mbi 100 ditë që protestojnë. Banorët pretendojnë që një oligark bashkë me ish-kryetarin e hipotekës kanë vjedhur pronën e tyre. Ky është pretendimi i tyre zonja ministre. Dhe detyra jonë është të dëgjojmë zërin e tyre. Dhe këtë interpelancë në fakt unë e kam kërkuar por e kam kërkuar për llogari të tyre dhe pyetjes së cilës t’i do i përgjigjesh në emër të qeverisë”, u shpreh kreu i Mundësia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...