Shefi i OKB-së paralajmëron: Pasoja katastrofike mes rritjes së tensioneve SHBA-Iran

Publikuar me datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres, ngriti sot alarmin për “pasoja katastrofike” për stabilitetin global, në kontekstin e intensifikimit të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Ai bëri thirrje për një “rikthim urgjent në negociata” nga të dy palët.

Siç u shpreh zëdhënësi i tij, Stéphane Dujarric, Guterres është “thellësisht i shqetësuar” për rritjen e tensioneve në Gjirin Persik, duke vlerësuar se situata aktuale mund të dëmtojë përparimin diplomatik të arritur midis Teheranit dhe Uashingtonit.

“Nëse armiqësitë rikthehen në shkallë të plotë, pasojat do të jenë katastrofike, për popujt e rajonit, për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si dhe për ekonominë globale”, theksohet në deklaratën e lexuar nga Dujarric.

Guterres bëri thirrje për Shtetet e Bashkuara dhe Iranin që të ulen sërish për bisedime dhe të zgjidhin çështjet e mbetura përmes diplomacisë, siç theksohet në deklaratë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...