Administrata e Trump-it ka njoftuar se arbitrit Omar Abdulkadir Artan iu është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara shkaku i “lidhjeve me individë të dyshuar që janë pjesë e organizatave terroriste”.
Artan, një nga 52 zyrtarët e ndeshjeve të seleksionuar nga FIFA për Kupën e Botës, kishte udhëtuar javën e kaluar drejt Miamit për t’u bashkuar me kolegët e tij në një kamp stërvitor në Florida, para fillimit të garës. Ai shprehu për New York Times të martën se kishte “dokumentsh të nevojshëm” dhe “vizën e duhur” përpara se të fluturonte drejt SHBA-së, po ashtu kishte akreditimin zyrtar si zyrtar ndeshjeje nga FIFA.
Çështja duket se është shfaqur gjatë kalimit të kufirit, ku ai u përball me një proces pyetjesh nga zyrtarët e kufirit në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, që zgjati më shumë se 11 orë. Pas kësaj, ai u arrestua dhe u mbajt në një qeli paraburgimi, për t’u kthyer më pas në Stamboll, qytetin nga ku ai kishte nisur udhëtimin.
Pasi The Athletic kontaktoi Shtëpinë e Bardhë për një reagim lidhur me situatën, një zyrtar i lartë i administratës konfirmoi: “Pas një kontrolli më të thelluar nga Agjencia për Mbrojtjen e Kufijve dhe Doganave të SHBA-së (CBP), u zbuluan informacione të dyshimtë, përfshirë lidhjet me individë të dyshuar që kanë lidhje me organizatat terroriste, duke e bërë udhëtarin të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara sipas Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA).
Iu refuzua hyrja në vend dhe iu dorëzuan formularët e emigracionit që specifikonin nenin e ligjit të përdorur për të realizuar një dëbim të shpejtë sipas nenit 8235 të INA-së. Administrata e Presidentit Trump nuk do të lejojë asnjë kërcënim të sigurisë në territorin e saj, këtë është e qartë.”

