Sevilizmi politik shqiptar, trashëgimi, sëmundje, realitet social, apo interes ekonomik?

Publikuar me datë:

Nga Paulin Marku

1. Në Shqipëri, pushteti nuk ka gjithmonë nevojë të blejë njerëzit, por mjafton t’u japë shpresën e një karrigeje.

2. Disa nuk ndryshojnë bindje politike,por ndryshojnë vetëm anën ku ndodhet pushteti.

3. Servilizmi fillon aty ku mbaron karakteri,kur parimi zëvendësohet me interesin personal.

4. Duartrokasin sot atë që e shanin dje, jo sepse kanë ndryshuar mendim, por sepse ka ndryshuar interesi.

5. Në një shoqëri normale, pushteti kontrollohet, por në një shoqëri të sëmurë, pushteti duartrokitet.

6. Karrigia është bërë për disa më e rëndësishme se dinjiteti,sepse

posti është më i shtrenjtë se fjala e dhënë.

7. Më e rrezikshme se korrupsioni i parave është korrupsioni i ndërgjegjes, pasi paratë mbarojnë , ndersa servilizmi mbetet.

8. Partitë politike kanë nevojë për njerëz me shtyllë kurrizore, jo për turma që tundin kokën,sepse demokracia nuk ndërtohet me “po, shef”.

9. Interesi ekonomik mund të shpjegojë një kompromis, por nuk e bën atë të ndershëm,pasi dinjiteti nuk duhet të ketë çmim.

10. Shqipëria do të ndryshojë atëherë kur qytetari të mos pyesë çfarë fitoj unë, por çfarë i shërben vendit dhe deri atëherë, servilizmi do të vazhdojë të jetë hija e çdo pushteti.

Një shoqëri që i frikësohet pushtetit nuk është e lirë dhe nuk është ende gati për demokraci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prishtina në vazhdën e rezultateve pozitive, Llapi feston fitoren e parë të sezonit

Prishtina ka vazhduar formën e shkëlqyer në Albi Mall...

Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi. Shoqërohen Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi

Situata të tensionuara janë regjistruar jashtë mureve të parlamentit,...

Krumë/ Të shtëna me armë, plagoset 29-vjeçari, identifikohet autori

Një i ri 29-vjeçar u plagos me armë zjarri...

Bllokohet përkohësisht kalimi në aksin Levan-Fier, shkak pishat e dëmtuara nga zjarri

Për rreth 30 minuta, trafiku në segmentin rrugor Levan-Fier...