“Serbët më vranë burrin dhe dy djemtë”, rrëfimi i të mbijetuarës së luftës: “Vendimi në Hagë është i padrejtë, ata që kryen gjenocid duhet të dënohen”

Publikuar me datë:

Luljeta Sharani, e cila ka përjetuar nga afër tmerrin e luftës në Kosovë, ka reaguar pas shpalljes së dënimeve ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo ka shprehur trishtimin dhe zhgënjimin e saj për vendimin, duke theksuar rëndësinë e drejtësisë për ata që kanë qenë viktima gjatë luftës.

Sharani, e cila gjatë konfliktit humbi burrin dhe dy djemtë nga forcat serbe, u shpreh se i është tepër e vështirë të pranojë që sot ndëshkohen pikërisht ata që, sipas saj, ishin në front për të mbrojtur popullin e tyre e për të siguruar mbijetesën e shqiptarëve të Kosovës.

Ajo e ka quajtur të padrejtë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke apeluar që përgjegjësit e vërtetë të krimeve të luftës të dalin para drejtësisë dhe të japin llogari për veprimet e tyre.

“ Serbët më kanë vrarë burrin dhe dy djemtë dhe e kam të vështirë që njerëzit që ishin pjesë e UÇK-së, ku populli po luftonte për të mbijetuar, sot dënohen për atë periudhë. Ku është drejtësia për shqiptarët, ku janë përgjegjësit për krimet që u kryen? Sot shumë familje presin drejtësi dhe përgjigje për më të dashurit e tyre. I vetmi ngushëllim i yni është drejtësia, përderisa krerët e UÇK-së që mbrojnë popullin dënohen me një shifër shumë të madhe që nuk ka ndodhur asnjëherë. Krerët e UÇK-së u dënuan padrejtësisht. Duhet të ishin këtu, kasapët e Ballkanit që bënë gjenocid duhet të dënohen.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related