Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ, gjyqtari shkodran triumfon në short

Publikuar me datë:

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve është duke u zhvilluar sot, me qëllim përzgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pas procesit të votimit për dy kandidaturat e propozuara nga Gjykata e Lartë, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, numërimi i votave solli një rezultat të barabartë, me secilin që mori 179 vota. Fituesi u përcaktua përmes një shorti me gogla, ku u përzgjodh Sandër Simoni.

Ndërkohë, procesi për zgjedhjen e dy anëtarëve të tjerë të KLGJ-së, kandidatë nga gjykatat e tjera të shkallëve të ndryshme, është ende në vijim.

Më 12 dhjetor 2026, tre anëtarëve të KLGJ-së u përfundon mandati pesëvjeçar. Këta janë një përfaqësues nga gjykatat e shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ditë me shi, katër aksidente/ Reshjet rënduan qarkullimin, 11 të lënduar

11 persona kanë mbetur të lënduar në katër aksidente...

Aeroporti i Milanos merr zyrtarisht emrin “Siilvio Berlusconi”

Aeroporti Malpensa në Itali tashmë mban zyrtarisht emrin “Silvio...

Operacion i përbashkët SHBA-Ekuador/ Goditet grupi i lidhur me kartelin meksikan të drogës

Në kuadër të një operacioni të përbashkët mes forcave...