Rriten rastet me gripin e syrit në Elbasan, mjekët apel kundër vetëkurimit

Publikuar me datë:

Stina e alergjive po shoqërohet këtë vit edhe me rritje të rasteve të konjuktivitit viral, i njohur ndryshe si “gripi i syrit”. Mjekët okulistë në Elbasan bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe janë përballur me një numër të lartë pacientësh që paraqiten me simptoma të infeksioneve virale në sy.

Sipas mjekes okuliste në Poliklinikën e Specialiteteve, Ardeida Xhamuca, çdo ditë paraqiten rreth katër raste të reja me grip të syrit, ndërsa në disa raste pacientët mbërrijnë me komplikacione të avancuara deri në vështirësi në shikim.

Mjekja e konsideron shqetësues fenomenin e vetëkurimit nga qytetarët, të cilët në shumë raste përdorin medikamente pa konsultë mjekësore, duke agravuar gjendjen.

Sipas saj, shenjat kryesore të gripit të syrit janë lotimi i shpeshtë, kruarja, skuqja dhe fotofobia.

Mjekja apelon për më shumë kujdes ndaj higjienës personale dhe ndjekjes së trajtimit të duhur, pasi sëmundja është tepër ngjitëse dhe përhapet lehtësisht përmes kontaktit.

Gripi i syrit vihet re më shpesh tek fëmijët, për shkak të përhapjes në kopshte dhe shkolla, ndërsa komplikacionet më serioze nga virozat stinore janë evidentuar kryesisht tek të rriturit.

Mjekët theksojnë se, megjithëse pjesa më e madhe e rasteve kalojnë pa pasoja, vonesa në trajtim apo vetëkurimi mund të sjellin komplikacione deri në reduktim të shikimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...