Riban/ Evakuohen 15 familje, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

Publikuar me datë:

Policia ka shpëtur 15 familje nga fshati Riban në Mallakastër, duke evakuuar gjithashtu bagëtitë dhe kafshët shtëpiake për shkak të rrezikut të krijuar nga përhapja e flakëve në këtë zonë. Kontrolli dhe angazhimi i forcave të rendit po vijon në të gjithë territorin që është prekur nga zjarri.

Meqë zjarri po i afrohej zonave të banuara, forcat e Policisë reaguan menjëherë, duke evakuuar të gjithë banorët e prekur dhe kafshët e tyre, për të garantuar sigurinë e jetës dhe të pasurisë së tyre.

Shërbimet e Policisë, së bashku me trupat zjarrfikëse, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe struktura të tjera përgjegjëse, janë ende të pranishme në terren. Ato po mbështeten edhe nga ajri, ku një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes dhe një avion Canadair ndihmojnë për të izoluar dhe shuar vatrat e zjarrit, si edhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonës.

Paralelisht, nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar origjinën e zjarrit, për të dokumentuar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësit, në rast se flakët janë shkaktuar si rezultat i veprimeve të paligjshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kontrolle të shtuara në rrugët e qarkut Shkodër për rritjen e sigurisë rrugore

Gjatë dy javëve të fundit, kontrollet me radarë, dronë...

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, nëna dhe djali nisen me urgjencë drejt Tiranës

Pak minuta më parë është regjistruar një aksident automobilistik...

Dibër/ Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Një 22-vjeçare është mbytur në lumin Drini i Zi,...