Revolta vazhdon! Gjimnazistët dhe studentët në Elbasan në protestë për të dytën ditë radhazi

Ka nisur edhe këtë të premte protesta e gjimnazistëve dhe studentëve në qytetin e Elbasanit, për të dytën ditë radhazi.

Të rinjtë janë mbledhur sërish në qendër të qytetit të Elbasanit për të shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre, në një kohë kur protestat e studentëve dhe qytetarëve vijojnë edhe në kryeqytet.

Protesta e sotme vjen pas tubimit të një dite më parë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse numri i pjesëmarrësve do të rritet dhe si do të vijojë zhvillimi i saj gjatë orëve në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe