Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin e Braçes ndaj gazetarit të News24

Publikuar me datë:

Reporterët pa Kufij (RSF) kanë reaguar pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ku gazetari i News24, Marsel Rupi, u shty dhe u ofendua verbalisht nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

Organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së medias e dënoi ashpër sjelljen ndaj gazetarit, duke theksuar se vendosja e duarve mbi reporterët dhe fyerja e tyre për shkak të ushtrimit të detyrës është e papranueshme.

“Shqipëria: RSF qëndron në krah të gazetarit të News24, Marsel Rupi, i cili u shty dhe u ofendua verbalisht dje nga deputeti i Partisë Socialiste në pushtet, Erion Braçe, ndërsa Rupi përpiqej t’i bënte pyetje jashtë Parlamentit! Të vësh duart mbi gazetarët është përtej çdo gjëje të papranueshme, po aq sa është edhe t’i ofendosh ata sepse mbajnë pushtetin përgjegjës”, theksojnë në reagimin e tyre, Reporterët pa Kufij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rifillon gjyqi për korrupsioni, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës...

Votohet sot kupola drejtuese e PD-së, Berisha prezanton kandidatët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur sot...

Grabitet exchange te Vorri i Bomit, punonjësja merr 5 mijë euro

Një pikë këmbimi valutor në zonën e “Vorrit të...

Messi/ Më shumë se 5 kilometra të përshkruara në 2 ndeshje

Statistikat e publikuara nga qendra zyrtare e grumbullimit të...