Referendumi për votëbesimin/ Demokratët e Shkodrës: Vetëm Berisha e bën shtetin shqiptar e largon këta hajduta

Publikuar me datë:

Anëtarët e Partisë Demokratike në mbarë vendin i janë drejtuar kutive të votimit për referendumin e votëbesimit ndaj kreut të PD-së Sali Berisha

Dy demokratë të Shkodrës pas votimit kanë treguar se vijojnë të mbështesin liderin e PD-së me besimin se është ai që do të çlirojë vendin nga qeverisja  hajdute dhe e korruptuar e Ramës që prej 13 vitesh ka varfëruar shqiptarët.

Po normal që do të vijmë me votu, do të votojmë derisa të vdesim për Sali Berishën. Shqipëria e meriton Sali Berishën. Jo për kryetar partie, po për kryeministër. Për kryetar partie dihet ajo punë, s’ka kujt me ia lënë në botë. 100 vjet ka me qenë kryetar partie. Se asht njeriu më i sinqertë, njeriu më i drejtë që ka rruzulli tokësor. Njerëzit e drejtë e të ndershëm s’dojnë me i lënë me ec përpara, dojnë me lënë hajnat. Balluk, Edi Ramë, kompani… të tërë, Erion Velinë, me të tërë ministrat e nëpër burgje. Njeriun e ndershëm dojnë me e ba non grata. Po për çfarë non grata ai mo? Çfarë i bëri kujt Sali Berisha? Në kohën e tij qeni hante petlla, sot s’mundemi me jetu, s’mundemi me pagu dritat as ujin. Marr pensionin, i la të tërë në ilaçe. Më kanë ikur fëmijët, më kanë ikur të gjithë.

Të gjithë këta tradhtarë, gjithë këto hajdutë, gjithë këto gjëra që bëhen në Shqipëri, nuk bëhen në botë. Zëvendëskryeministra, kryeministra, kryetarë bashkish, drejtorë të përgjithshëm, ministra, zëvendësministra i keni në burg, gjoja, po janë në shtëpia, hanë miliarda lekë edhe janë të qetë.  Berisha e bën shtetin shqiptar. S’ka tjetër në Shqipëri. I uroj shumë suksese, jetë të gjatë doktor Berishës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha për largime në Shkodër, ikin 2 lojtarë

Pas disa rinovimesh, te Vllaznia është koha për largmimet....

Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet

Klubi i Interit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Cristian...

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të...