Reagon Rama, sulmon protestuesit: Çeta kinse shqiponjash si të Gjermanisë naziste

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë me një gjuhë të ashpër ndaj qytetarëve që protestuan kundër ndërtimeve në Zvërnec, duke i krahasuar ata me grupime ekstremiste dhe me retorikën e Gjermanisë naziste.

Rama dukshëm i frustruar e cilësoi protestën si një shfaqje nacionalizmi ekstrem, duke e lidhur sloganin “Shqipëria e shqiptarëve” me parulla të përdorura nga regjime dhe lëvizje radikale në Europë.

Rama shkoi edhe më tej duke i krahasuar protestuesit me anëtarët e organizatës ekstremiste greke Golden Dawn (Agimi i Artë).

Reagimi i Ramës:

MYSAFIRËT E PAFTUAR TË NATËS NË SELINË E PARTISË SOCIALISTE

“Shqipëria e shqiptarëve” dhe këto çeta kinse shqiponjash që ulërasin kësisoj rrugëve, të kujtojnë “Gjermaninë e gjermanëve” me ata ulëritësat e verbër si këta mysafirët e natës tek selia e PS, që e kthyen Gjermaninë në thertoren e hebrenjve dhe e katandisën në delen e zezë të planetit

Po meqë Gjermania naziste është larg dhe zëre se i kam përpara syve urrejtjenxitësit e këtyre të rinjve pa busull duke u thënë, “ju s’jeni nazistë ju jeni patriotë, prandaj jepini fort gojës së shthurrur se do ta djegim Shqipërinë e tradhëtarëve”, po shtoj që kjo “Shqipëria e shqiptarëve” është tëpkë si “Greqia e grekëve”, ajo e atyre çakejve të Agimit të Artë që donin t’i digjnin të gjallë “tradhëtarët” e Greqisë bashkë me shqiptarët, të cilët sipas tyre po merrnin punët e paratë e popullit grek

Çuditërisht edhe ata ishin kundër investimeve e resorteve cilësore, me të vetmin ndryshim se këta “shqiptarët tanë të vërtetë” nuk kishin gisht në kuturisjen e atyre, kurse ata kanë gishtin e tyre në kuturisjen e këtyre

Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë thuhet në këto raste

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...