Rasti u denoncua nga Piranjat/ SPAK kërkon tre vite burg për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë

Publikuar me datë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oragnizuar (SPAK), ka lexuar këtë të martë (12 maj 2026), konkluzionet përfundimtare për ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë Zyra Islamaj dhe ndërtuesin Rrok Gega.

Për Islamajn, prokurori Bledar Maksuti ka kërkuar 3 vite burg me kushtin që të konvertohet në 4 vite shërbim prove. Ndërsa për Gegën, u kërkua dënim me 1 vit burg me kushtin që të konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Islamaj dyshohet se ka kryer veprën penale “korrupsion pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, ndërsa Rrok Gega për korrupsion aktiv.

Sipas organit të akuzës, Gega dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme, ndërsa Zyra Islamaj i ka pranuar ato, duke abuzuar me fondet e bashkisë.

Hetimi nisi pas denoncimit nga emisioni Piranjat, për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë. Sipas SPAK, Zyra Islamaj përdori fondet e bashkisë për interesa personale, duke favorizuar familjarët e saj që jetojnë në këtë fshat. Tenderi u hap nga Bashkia e Tropojës dhe u fitua nga Rrok Gega, i cili është nën hetim bashkë me ish-kryetaren.

Islamaj kishte kërkuar që ndërtuesi të ndërtonte një urë të personalizuar mbi përroin pranë banesës së motrës së saj.

Zyra Islamaj u komandua në krye të Bashkisë së Tropojës në shtator 2024, pas arrestimit të kryebashkiakut Rexhë Byberi, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe dëm ekonomik prej 2.7 miliardë lekësh të vjetra për buxhetin e shtetit./Piranjat News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tabaku: Afera KAYO godet procesin e integrimit, “sistemi Rama” po pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë

Deputetja demokrate paralajmëron se procedurat e ndjekura në tenderat...

“I Pavdekshëm!”/ Familjarë dhe kolegë përcjellin sot për në banesën e fundit Giorgos Mazonakis, mijëra njerëz në lot, i japin lamtumirën e fundit me...

Mijëra njerëz janë mbledhur në Kishën e Trinisë së Shenjtë në Nikea për t’i dhënë lamtumirën e fundit këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis, i cili ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare. Vigjilja publike nisi që të dielën pasdite, ndërsa që prej orës 19:30, kur trupi i këngëtarit mbërriti në kishë, turma e madhe e fansave […]