Florjan Binaj, aktori dhe aktivisti i njohur, mbajti një fjalim të fortë dhe energjik përpara mijëra protestuesve të tubuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
I drejtohej turmës me thirrjet “sheshi plot, zemra plot”, ndërsa kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke akuzuar atë për 13 vjet të “zhgarravitjes së fatëve tona” dhe për përpjekjet për të ndarë popullin me një miting alternativ.
Në fjalën e tij, aktori vuri në pah se protestat nuk janë vetëm për ata që ndodhen në shesh, por gjithashtu për punonjësit e administratës dhe patronazhistët që detyrohen të marrin pjesë në aktivitetet e qeverisë. Ai bëri thirrje të fuqishme për ndëshkimin e të gjithë politikanëve të korruptuar që kanë vepruar në Shqipëri gjatë këtyre dekadave.
“Çdo njeri që nga vitet ’90 ka vjedhur, qoftë edhe 10 lekë, duhet të shkojë në burg! Kjo vlen për çdo qeveritar! Kushdo që ka shkelur ligjin, të dënohet, por jo me kushte komode!”, tha Binaj, ndërsa turma e pranishme brohoriste.
Ai theksoi se arsyet e forta përse qeveria nuk do të mund ta shtypë këtë revoltë qytetare janë të lidhura ngushtë me kontrastin e vlerave që ekziston midis protestuesve dhe kryeministrit.

