Përplasje për Zonat e Mbrojtura, organizatat bojkotojnë dëgjesat

Publikuar me datë:

Organizatat e Shoqërisë Civile kanë njoftuar një bojkot të procesit konsultues të organizuar nga Ministria e Mjedisit për Ligjin e Zonave të Mbrojtura.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, këto organizata shprehen të vendosura për të mos marrë pjesë në konsultimet që do të zhvillohen, derisa të mbetet në fuqi Ligji nr. 21/2024 që ndryshon Ligjin për Zonat e Mbrojtura. Sipas tyre, ky ligj ka krijuar mundësi për zhvillime dhe ndërhyrje në territore që kërkojnë mbrojtje maksimale mjedisore.

Organizatat e Shoqërisë Civile e shohin si të patjetërsueshme shfuqizimin e ndryshimeve të Ligjit nr. 21/2024, si dhe ndalimin e ndërtimit të projekteve turistike në Zonën e Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”. Kjo është një kusht i pa negociueshëm për çdo dialog të ardhshëm mbi çështjet e mjedisit dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Këto kërkesa, theksojnë ata, nuk janë thjesht shqetësime të organizatave mjedisore, por reflektojnë gjithashtu shqetësimet e Komisionit Evropian, i cili në përfundimet e tij për kapitullin 27 të negociatave, ka kërkuar mbrojtje efektive të zonave të mbrojtura dhe përafrim me standardet evropiane për ruajtjen e biodiversitetit.

Organizatat e Shoqërisë Civile mjedisore, në një deklaratë të bërë më 12 qershor 2026, kanë theksuar qartë se do të bojkotojnë proceset konsultuese të Ministrisë së Mjedisit derisa të shfuqizohen ndryshimet e Ligjit për Zonat e Mbrojtura. Ato kanë refuzuar të japin komente teknike për tryezën e konsultimeve publike të thirrur nga Ministria, duke e konsideruar këtë një proces që legjitimon një normalitet institucional që nuk ekziston. Megjithatë, ndërkohë që po diskutohen përafrimet e mëtejshme të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian, po vazhdojnë projekte të mëdha infrastrukturore dhe turistike në zonat e mbrojtura, duke rrezikuar integritetin e këtyre ekosistemeve, duke nxjerrë në pikëpyetje angazhimin e institucioneve për standardet evropiane të mbrojtjes së natyrës.

Qëndrimi i organizatave mbështetet në reagimet e përbashkëta të organizatave mjedisore, të cilat vazhdimisht kanë kundërshtuar ndërhyrjet në zonat e mbrojtura dhe ndryshimet e ligjit që dëmtojnë integritetin e tyre. Shfuqizimi i ndryshimeve të miratuara me Ligjin nr. 21/2024 dhe ndalimi i ndërtimit të resorteve turistike në Zonën e Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë” janë të domosdoshme për të vijuar çdo dialog mbi mjedisin dhe integrimin evropian. Këto kërkesa pasqyrojnë gjithashtu shqetësimet e shprehura nga Komisioni Evropian në piketat përmbyllëse për kapitullin 27, ku theksohet nevoja për garantimin e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura dhe përputhjen me standardet evropiane për ruajtjen e biodiversitetit.

Për këto arsye, Organizatat e Shoqërisë Civile nuk e shohin të arsyeshme pjesëmarrjen në konsultime për akte të reja ligjore, përderisa çështja themelore e mbrojtjes së zonave të mbrojtura mbetet e pazgjidhur. Përpjekjet për të demonstruar progres në procesin e integrimit nuk mund të konsiderohen të besueshme, kur problemet më serioze në fushën e mjedisit vazhdojnë të qëndrojnë të hapura. Ky qëndrim ka një rëndësi edhe më të madhe në një kohë kur qytetarët, aktivistët dhe komunitetet lokale kanë protestuar për 12 ditë rresht, duke kundërshtuar dëmtimin e zonave të mbrojtura dhe duke kërkuar mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Plagosje me thikë në Vlorë-Skelë, një person përfundon në spital

Një incident me motive ende të pasqaruara ka ndodhur...

Temperatura ekstreme, kërcënim serioz për shëndetin publik në Europë/ Lajmëron OBSH

Temperaturat ekstreme po shndërrohen në një nga kërcënimet më serioze...

Pakistani: Teksti përfundimtar i marrëveshjes SHBA–Iran është arritur

Kryeministri i Pakistanit ka deklaruar se “teksti përfundimtar” i...

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do...