Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e kryqëzojnë: O mret, ku ishe këto vite?!

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qytetar i Vlorës, ku shihet se zona është e mbuluar me mbeturina.

Kryeministri Rama shkruan se me investimin 4 miliardësh, kjo zonë do të kthehet në një perle turizmi.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë mesazh të nxjerrë nga telefoni im bashkë me videon e mëposhtme (pasqyrë e qartë e realitetit të trishtë të parajsës që armiqtë e Shqipërisë Europiane, konkurrentët e Shqipërisë Turistike dhe të verbërit e “Shqipërisë së shqiptarëve” duan ta mbajnë të gjithë bashkë tamam kështu si është sot – siç do ta shihni vetë – tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime, që dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror), duke shpresuar që tanimë t’ju jetë pastruar gjaku nga helmi i luftës hibride online atyre të mive, që u dëshpëruan prej një rreziku imagjinar, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërkohë në vetëm një orë, rreth 1000 komentues e kanë kritikuar Ramën , duke i thënë se zona ka mbetur në atë gjendje ndërkohë që është detyrë e mazhorancës dhe pushtetit lokal që të kryejë pastrimin e saj.

“Propaganda që bën njësoj nuk e lehtëson keq menaxhimin e vendit, dëgjoje popullin je punëtor i tij”, “Kryetar dërgo një makinë t’i mbledhë ato mbeturina dhe lëre propagandën enveriste”, “Po ca bëre ti gjithë këto vite në pushtet???

Me këtë video tregon që s’ke bërë asgjë veçse ke vjedhur bashkë me shokët e tu”, “Ajo është fytyra e qeverisjes suaj ,shteti ka ligje ka polici rendi ka polici bashkiake ,inspektor mjedisi etj inspektoriate qe gelltisin miliona dhe ja rezultati po e tregon vet moseficencen e inspektoriateve te teritorit KUSH PESHTYN LARTE I BI MBI KOKE”, ishin disa nga komentet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]