Një hotel në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Dyshohet se zjarri ka nisur në pjesën e çatisë së godinës, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në pjesët e tjera të objektit.
Nga incidenti raportohet për dëme materiale, ndërsa fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur turistë në hotel.
Ndërkohë, pritet të përcaktohen shkaqet dhe rrethanat e plota të rënies së
zjarrit.

