“Qeveria mbetet e hapur dhe e gatshme për dialog”/ Ministri Demo reagon për revoltat e studentëve: E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna nuk justifikohet

Publikuar me datë:

Ministri Demo ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestat e zhvilluara në vend, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë dhe se Policia e Shtetit ka detyrimin ta respektojë dhe ta mbrojë atë.

Në reagimin e tij, ministri nënvizon se policia nuk duhet të jetë nxitëse e përplasjeve me protestuesit, por duhet të garantojë zhvillimin paqësor të tubimeve, rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Sipas Demos, ndërhyrja e policisë duhet të bëhet vetëm kur është e nevojshme dhe e ligjshme, me qëllim parandalimin e akteve të dhunës dhe mbrojtjen e jetës, qytetarëve, punonjësve të policisë dhe pronës publike e private. Ai thekson se çdo ndërhyrje duhet të respektojë parimin e proporcionalitetit.

Demo thekson gjithashtu se qeveria mbetet e gatshme për dialog me protestuesit, në çdo kohë dhe për çdo shqetësim apo kërkesë që ata dëshirojnë të paraqesin. Sipas tij, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe dëgjimi i palëve janë rruga për të gjetur zgjidhje.

Ministri nënvizon se përgjegjësia për aktet e dhunës është individuale dhe se çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të përgjigjet përpara ligjit, pa përjashtim.

Reagim i ministrit Ervin Demo në rrjetet sociale:

E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë dhe Policia e Shtetit ka detyrimin ta respektojë dhe ta mbrojë atë.

Policia e Shtetit nuk do të jetë asnjëherë nxitëse e përplasjes me protestuesit. Detyra e saj është të garantojë zhvillimin paqësor të protestës, rendin dhe sigurinë e çdo qytetari.

Ndërhyrja e Policisë do të bëhet vetëm kur është e nevojshme dhe e ligjshme për të parandaluar apo ndaluar aktet e dhunës, për të mbrojtur jetën, punonjësit e Policisë, qytetarët dhe pronën publike e private, gjithmonë në respektim të parimit të proporcionalitetit.

Protesta është një e drejtë demokratike. Dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë pjesë e saj.

Qeveria mbetet e hapur dhe e gatshme për dialog me protestuesit, në çdo kohë dhe për çdo shqetësim apo kërkesë që ata dëshirojnë të ngrenë. Ne besojmë se dialogu, dëgjimi dhe komunikimi i drejtpërdrejtë janë rruga për të adresuar shqetësimet dhe për të gjetur zgjidhje. Asnjë derë nuk është e mbyllur për dialogun dhe asnjë akt dhune nuk mund ta zëvendësojë atë.

Përgjegjësia për aktet e dhunës është individuale. Askush nuk mund të fshihet pas të drejtës për të protestuar për të justifikuar shkeljen e ligjit. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të përgjigjet përpara ligjit, pa përjashtim.

Ne do të mbrojmë njësoj të drejtën për të protestuar, sigurinë e qytetarëve dhe autoritetin e ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar, autori në kërkim

Një 22-vjeçar është plagosur me armë zjarri gjatë orëve...

Përplaset nga makina në Lezhë, shoferi largohet nga vendi i aksidentit

Një i ri ka mbetur i plagosur pasi është...

EMRI/ Aksident i rëndë në aksin Prezë-Vorë, humb jetën 60-vjeçari, po shkonte në punë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin...