Qarkullimi drejt Kalasë së Rozafës kufizohet përkohësisht, zbulohet itinerari alternativ

Publikuar me datë:

Bashkia Shkodër ka informuar publikun dhe vizitorët e qytetit për vendosjen e një ndalese të përkohshme të lëvizjes së automjeteve drejt Kalasë së Rozafës, si pasojë e punimeve që po realizohen në kuadër të projektit për rritjen e potencialit të turizmit kulturor në këtë monument të trashëgimisë historike.

Në njoftimin e Bashkisë, thuhet se Rruga e Qafës do të jetë e mbyllur përkohësisht për mjetet deri në kryqëzimin me Rrugën “6 Maji”.

Në këtë periudhë, të gjithë drejtuesit që udhëtojnë drejt Kalasë së Rozafës duhet të ndjekin devijimin e parashikuar dhe të përdorin si rrugë alternative Rrugën “6 Maji”, sipas skemës së trafikut të përcaktuar për këtë zonë.

Kjo masë është marrë për të mundësuar zhvillimin e punimeve për ndërtimin e parkimit dhe të Qendrës së Vizitorëve, e cila do të ketë gjithashtu funksionin e një pike informacioni për turistët që vizitojnë këtë kala.

Bashkia Shkodër ka apeluar ndaj drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën e përkohshme rrugore dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes pranë zonës ku po kryhen ndërhyrjet.

Kufizimi në qarkullim do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e punimeve përkatëse, ndërsa nga qytetarët dhe vizitorët kërkohet mirëkuptim gjatë kohës që do të zgjasin këto ndërhyrje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulm me thika jashtë Ambasadës izraelite në Beograd, vritet autori, policia serbe: Akt terrorist

Një sulm me thika është regjistruar jashtë Ambasadës së...

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...