Pushtohet nga plehrat bregdeti i Durrësit

Publikuar me datë:

Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, por kjo është pamja me të cilën përballen çdo ditë mijëra pushues vendas dhe të huaj.

Disa prej plazheve publike në zonën e Shën Pjetrit dhe Gjirit të Lalzit tregojnë një realitet krejt ndryshe nga ai turistët presin të shohin.

Përgjatë vijës së rërës, vërehen grumbuj mbeturinash të shpërndara kudo.

Plastika dhe mbetje të tjera janë të pranishme në hapësirat ku pushuesit zgjedhin të kalojnë ditën pranë detit.

“Mendoj se këtu nuk jeton askush. Besoj se në mbrëmje vinë të rinj, djem dhe vajza për të festuar dhe nuk shqetësohen për mbeturinat dhe gjendjen këtu. Në Gjermani do të ishte ndryshe”, tha një turiste e huaj.

Pushuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe apelojnë për më shumë përgjegjësi institucionale dhe qytetare në mbrojtje të mjedisit.

Pas denoncimit të situatës në terren dhe vënies në dijeni të institucioneve, bashkia e Durrësit dërgoi me urgjencë disa punëtorë për heqjen e mbeturinave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Marrëveshja SHBA-Iran, Netanyahu: Sa të jem unë kryeministër, Teherani s’do ketë armë bërthamore!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë fjalën pas njoftimit...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti francez Emmanuel Macron po bën thirrje për fillimin...

Pas shpalljes si deputete e pavarur, Marjana Koçeku publikon një mesazh lutjeje

Pas njoftimit si deputete e pavarur, Marjana Koçeku, ka...