Pushimet që u kthyen në tragjedi/ Ndërroi jetë në një spital në Turqi pas djegieve të rënda nga zjarri që përfshiu hotel “Brooklyn”. Mbërrin sot trupi i pajetë i 25-vjeçares

Publikuar me datë:

Trupi i pajetë i 25-vjeçares Ana Dyrmishi ka mbërritur sot nga Turqia në Durrës. E reja humbi jetën pas plagëve të rënda që mori në zjarrin tragjik të hotelit “Brooklyn”, në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht.

Ana kishte shkuar në Vlorë së bashku me të fejuarin e saj, Arnaldo. Ishte dita e parë e një kapitulli të ri për çiftin… Një ditë që duhej të kujtohej për gëzimin e tyre. Por vetëm pak orë më vonë, gjithçka u kthye në tmerr.

Ana pësoi djegie në rreth 85% të trupit. Pas trajtimit në Shqipëri, 25-vjeçarja u dërgua në Turqi, ku mjekët luftuan për ditë me radhë për jetën e saj. Por plagët ishin shumë të rënda dhe Ana nuk mundi t’ia dilte.

Edhe Arnaldo Kaçorri, i fejuari i saj, mbeti i plagosur rëndë në zjarr. Me rreth 35% të trupit të djegur, ai ndodhet në Itali, ku po vijon trajtimin mjekësor.

Në Shkozet, aty ku Ana jetonte, sot nuk ka festë. Ka vetëm dhimbje, lot dhe një lamtumirë. Familjarët, miqtë dhe të afërmit do ta përcjellin Anën sot për në banesën e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related