Pukë/ Kryebashkiaku Rrok Dodaj pret ekipin kampion të KFF Vllaznia, mungon një vlerësim i ngjashëm nga Bashkia Shkodër

Publikuar me datë:

Vllaznia e futbollit të femrave ka kaluar disa ditë në qytetin e Pukës, ku ka nisur fazën e saj përgatitore për ndeshjet e UEFA Women’s Champions League. Në këtë kuadër, kryebashkiaku Rrok Dodaj organizoi një pritje speciale për ekipin kampion të Shqipërisë në zyrën e tij.

Gjatë këtij takimi, Dodaj shprehu mirënjohjen për futbollistet dhe stafin teknik për arritjet e rëndësishme të realizuara gjatë viteve, si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ai theksoi se prania e ekipit në Pukë ka sjellë një atmosferë të këndshme në qytet, duke shtuar se është një tifoz i fervent, jo vetëm për ekipin e meshkujve, por edhe për atë të vajzave.

Kryebashkiaku i uroi ekipit suksese dhe shprehu dëshirën për kualifikimin në turin e tretë të Champions League, ndeshje të cilat do të zhvillohen në fillim të muajit në Qipro.

Si shenjë mirënjohjeje, futbolistët e Vllaznisë i dhanë kryebashkiakut Dodaj fanellën e klubit dhe disa simbole përfaqësuese të skuadrës.

Kjo pritje, megjithatë, bie në kontrast me mungesën e një ceremonie të ngjashme nga Bashkia Shkodër. Edhe pse KFF Vllaznia është skuadra më e suksesshme e futbollit të femrave në Shqipëri dhe përfaqëson Shkodrën në arenën europiane, deri tani nuk është organizuar një pritje zyrtare ose ceremoni vlerësimi nga kryebashkiaku Benet Beci për ekipin kampion. Ky fakt ka shkaktuar diskutime, pasi vajzat kuqeblu janë nderuar nga një bashki tjetër, ndërsa nga institucioni që përfaqësojnë ende nuk kanë marrë ndonjë vlerësim të tillë zyrtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...