Protestuesit marshim rreth e rrotull Kryeministrisë, në sfond thirrjet e fuqishme: Ju erdhi fundi

Pasi janë mbajtur fjalimet përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin.

Ndryshe nga herët e kaluara, sot në ditën e 100-të protestuesit kanë zgjedhur që të rrethojnë Kryeministrinë. Protestuesit po bëjnë marshim, duke i rënë kryq e tërthortë godinës së qeverisë.

“Rrethoni Kryeministrinë në mënyrë simbolike”, “Rama jepe dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dëgjohen në sfond me megafon.

“Ju erdhi fundi”, ishin thirrjet e tjera. Me flamuj kombëtarë, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët pranë godinës së Kryeministrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe