Protestë kundër Reformës Territoriale, jep dorëheqjen kreu i PS në Poliçan

Publikuar me datë:

Kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, ka njoftuar dorëheqjen nga kjo forcë politike gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme kundër Reformës Territoriale.

Në të njëjtën protestë, qytetarët e Poliçanit kanë kundërshtuar çdo ndryshim që, sipas tyre, rrezikon të heqë bashkinë e tyre nga harta administrative.

Me pankarta në duar, banorët janë mbledhur në sheshin përpara kinemasë së qytetit, duke kërkuar që qeveria të mos prekë statusin e Bashkisë së Poliçanit.

“Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit”, “Deputetë dele, mos e votoni reformën”, ishin disa nga mesazhet e shkruara në pankartat e protestuesve.

Banorët deklaruan se Poliçani duhet të vijojë të jetë bashki më vete, duke theksuar se çdo ndryshim i statusit të saj do të ndikojë në zhvillimin e qytetit dhe të ardhmen e brezave të rinj.

Gjatë tubimit, disa qytetarë dogjën edhe teserat e Partisë Socialiste në shenjë revolte ndaj politikave të ndjekura nga qeveria.

Në fund të protestës, banorët firmosën një peticion ku kërkojnë që Bashkia e Poliçanit të mos preket nga Reforma Territoriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Karamuço: Alket Rizain e dinin në burg por e ndaluan në post-bllok

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka komentuar rastet e...

OKB: Sulmet në Gaza po marrin jetë civilësh

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të OKB-së (OCHA)...

Ukraine/ Akuzat për ryshfet dhe qendrat mashtruese, Zelensky shkarkon Prokurorin e Përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka larguar nga posti Prokurorin e Përgjithshëm të vendit, Ruslan Kravchenko, pasi zyra e këtij të fundit është akuzuar për mbështetjen e skemave mashtruese të qendrave të thirrjeve, në këmbim të ryshfeteve. Zelensky, në një postim në Telegram, theksoi: “Prokurori i Përgjithshëm ka vetëm një rrugëdalje: shkarkimin”, duke bërë apel […]

“Karakterin do ta ndërtosh çdo ditë”, drejtori i Policisë Bashkiake Shkodër me mesazh për të birin në ditën e parë të shkollës

Dita e parë e shkollës ka qenë e veçantë për drejtorin e Policisë Bashkiake Shkodër, Rustemi, i cili ka zgjedhur ta shoqërojë nisjen e klasës së parë të të birit me një mesazh të ndjerë. Në një postim në rrjetet sociale, Rustemi i drejtohet djalit të tij me këshilla për rrugëtimin që sapo ka nisur, […]