“Protestat të nxitura nga Greqia dhe Irani”/ Berisha për deklaratat e Ramës: Mendësi enveriste për armiq të jashtëm e të brendshëm!

Publikuar me datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit për protestat kundër projektit në Zvërnec.

“Dënoj me forcë krahasimin që Rama u bëri protestuesve me falangat e Hitlerit. Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë. Dje, në përçartjet e tij, u rrek të krahasojë edhe Mithat Frashërin me Hitlerin, për fajin e vetëm se protestuesit përdorin një thënie të Mithat Frashërit”, u shpreh Berisha.

Sipas kreut të PD-së, deklaratat e kryeministrit për ndikime të huaja pas protestave pasqyrojnë një qasje të vjetër politike.

“Në mediat më të mëdha botërore thotë se jemi në luftë hibride. Thëniet për Greqinë apo vende të tjera që po bëjnë gjithçka kundër turizmit tonë janë psikologjia e trashëguar e Enver Hoxhës për armiq të jashtëm e të brendshëm”, deklaroi Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin se po përpiqet të delegjitimojë protestat qytetare duke i lidhur ato me faktorë të jashtëm, ndërsa i cilësoi reagimet kundër projektit në Zvërnec si shprehje të pakënaqësisë së qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...