Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” për 10 protestues të ndaluar në kuadër të protestave antiqeveritare, mes të cilëve edhe një i mitur.
Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm edhe arrestimin e një 14-vjeçari, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”.
Vendimet vijnë në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat e studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

