Protesta kundër projektit të Zvërnecit bën jehonë në SHBA/ New York Times: Shqiptarët kundër resortit luksoz 1.4 miliardë USD

Publikuar me datë:

Protestat qytetare në Tiranë kundër ndërtimit luksoz në zonën e Zvërnecit ka bërë jehonë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prestigjiozja “New York Times” shkruan se ditët e fundit protestat në Shqipëri kundër projektit turistik të dhëndrit të Trump janë rritur.

“Protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete bregdetare janë shndërruar në simbol të pakënaqësive më të gjera në Shqipëri, një vend që për dekada ka qenë ndër më të varfrit në Europë.

Prej vitesh, projektet e propozuara kanë ngjallur debate dhe shqetësime lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe mungesën e transparencës. Bëhet fjalë për një investim prej 1.4 miliardë dollarësh që përfshin ndërtimin e një kompleksi hotelier luksoz në Ishulli i Sazanit, si dhe një tjetër zhvillim turistik në një gadishull me zona të ndjeshme mjedisore”, shkruan gazeta.

Më tej New York Times shkruan se “kryeministri Edi Rama i ka mbështetur vazhdimisht projektet, duke i cilësuar ato si një mundësi për të zgjeruar industrinë turistike në rritje të vendit dhe për të tërhequr investime të huaja”.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama deklaroi se projektet përfaqësojnë “ambicien për të krijuar destinacionin më tërheqës në këtë anë të Mesdheut”.

Kryeministri ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet e kundërshtarëve se Kushner ka përfituar trajtim preferencial për shkak të lidhjeve familjare me presidentin amerikan Donald Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...

Benet Beci ia dredh Ramës? Vizita të fshehta te baza e Spiropalit, lidhjet me Pëllumb Gjokën dhe dyshimet për aferat financiare

Përpos Salillarit dhe personazheve me precedentë penalë, një nga njerëzit që frekuenton ditët e fundit më shpesh bazën politike të Elisa Spiropalit në ish Bllok është kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, i pandehur nga SPAK për abuzime me tendera kur ishte drejtor i KESH-it. Benet Beci ngjit shpesh shkallët disi i maskuar për te baza […]