Protesta/ 11 persona përfundojnë te Trauma, ja gjendja e tyre

Publikuar me datë:

Pas përplasjeve të ndodhura gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë, 11 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT).

Përditësimi i fundit, i orës 18:45, tregon se mes të lënduarve janë 6 protestues — nga të cilët 3 janë të mitur —, 3 punonjës të Policisë së Shtetit si dhe 2 kalimtarë të rastësishëm.

Në urgjencën e SUT, aktualisht po trajtohen dy protestues dhe një efektiv policie. Sipas të dhënave të publikuara, të tre personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Gjatë protestës janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, të cilat janë shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe episode tensioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related