Priskë/ Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Tiranës si pasojë e zjarreve

Publikuar me datë:

Zonat e Priskës dhe Farkës janë përfshirë nga zjarre, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Stacionin e Pompave në Priskë, duke ndikuar negativisht në furnizimin me ujë në disa pjesë të Tiranës.

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) ka informuar se për shkak të mungesës së energjisë elektrike, banorët e zonës së Priskës kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Ndërkohë, situata e krijuar nga zjarret pritet të shkaktojë probleme edhe në furnizimin me ujë në zonën e Lundrës.

UKT njofton se është duke ndjekur nga afër zhvillimet dhe do të informojë qytetarët për rifillimin e shërbimit të ujit sapo situata të stabilizohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related