Prince Harry dhe Meghan Markle sjellin film për luftën në Afganistan

Publikuar me datë:

Prince Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle po rikthehen me një projekt të ri për Netflix. Çifti po zhvillon një film artistik me metrazh të gjatë të bazuar në librin “No Way Out: The Short True Story of Men Under Siege”, i cili trajton ngjarje reale nga lufta në Afganistan.

Filmi do të prodhohet nga kompania e tyre Archewell Productions, së bashku me producenten Tracy Ryerson, ndërsa skenari do të shkruhet nga Matt Charman, i njohur për filmin Bridge of Spies, për të cilin u nominua për Oscar.

Historia bazohet në kujtimet e majorit britanik Adam Jowett dhe ndjek misionin e ushtarëve britanikë në Musa Qala, Afganistan, gjatë vitit 2006. Projekti konsiderohet mjaft personal edhe për vetë Princ Harry-n, i cili ka shërbyer për 10 vite në ushtrinë britanike dhe ka qenë dy herë i dislokuar në Afganistan.

Libri “No Way Out”, i botuar në vitin 2019, është vlerësuar pozitivisht nga kritikët dhe lexuesit, ndërsa tani pritet të sjellë historinë e tij edhe në ekran.

Ky projekt vjen në një moment kur raportet mes çiftit dhe Netflix janë komentuar shpesh në media. Sipas Variety, Harry dhe Meghan kanë pasur presion për të sjellë projekte më të suksesshme për platformën, ndërsa “No Way Out” konsiderohet një nga prodhimet më ambicioze të tyre deri më tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zjarr në një restorant në Librazhd, raportohen vetëm dëme materiale

Një zjarr përfshiu një restorant në Librazhd mbrëmjen e...

Aulon Kalaja: “Kanë humbur kontaktin me realitetin, shkoni te Spitali Ushtarak, jam i traumatizuar”

Aulon Kalaja, kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, ka reaguar me tone të forta kundrejt dhunës së ushtruar ndaj protestuesve, duke përdorur ironi për të sfiduar pretendimet për ndërhyrje të agjenturave të huaja dhe duke vënë në dyshim mënyrën sesi përshkruhet situata aktuale në vend. I ftuar në emisionin “Prime News24”, Kalaja filloi bisedën duke […]

Disiplina publikon vendimet, Vllaznia ndëshkohet me gjobë për sjelljen e tifozëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur më...