Prej më shumë se pesë orësh në flakë, zjarri në magazinat në Shkozet vijon ende, fillon qarkullimi në aksin rrugor

Publikuar me datë:

Zjarri i përmasave të mëdha që shpërtheu rreth orës 16:00 në zonën e Shkozetit, në Durrës, vijon ende të jetë aktiv edhe në orën 21:30, ndërsa forcat zjarrfikëse vazhdojnë përpjekjet për ta vënë nën kontroll.

Flakët, të cilat nisën në një magazinë dhe më pas u përhapën edhe në objektin ngjitur, kanë mbajtur për orë të tëra në alarm autoritetet dhe banorët e zonës. Gjatë ndërhyrjes janë regjistruar edhe shpërthime të fuqishme, pasi brenda magazinës dyshohej se ndodheshin fishekzjarre, çka e ka bërë edhe më të vështirë operacionin e shuarjes.

Për shkak të rrezikut, aksi Plepa–Durrës u bllokua për një periudhë nga të dyja drejtimet, ndërsa policia krijoi një perimetër sigurie për të mbajtur larg qytetarët dhe automjetet.

Zjarrfikësit vijojnë punën në terren, ndërsa temperaturat e larta, era dhe përmasat e zjarrit kanë vështirësuar ndërhyrjen. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe pritet që operacioni të zgjasë deri në shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related