Pozitiv me kokainë, pezullohet tenisti

Publikuar me datë:

Nick Kyrgios, i njohur prej kohësh si një nga figurat më të zëshme kundër përdorimit të substancave të ndaluara në tenis, është vendosur në epiqendër të një skandali dopingu.

Tenisti australian, i cili shpesh ka tërhequr vëmendjen për natyrën e tij provokative, ka rezultuar pozitiv ndaj kokainës pas një kontrolli të realizuar në 22 qershor gjatë turneut të Majorkës.

Agjencia Ndërkombëtare për Integritetin në Tenis ka deklaruar zyrtarisht pezullimin e përkohshëm të Kyrgios për një afat të pacaktuar. Sportisti, që ka arritur të renditet i 13-ti në botë gjatë karrierës së tij, ka të drejtën për të apeluar vendimin. Megjithatë, ai ende nuk ka ndërmarrë hapa për të kundërshtuar pezullimin, duke preferuar të marrë përgjegjësinë dhe të kërkojë ndjesë publike, pa nisur një proces apelimi.

“Bëra një gabim shumë serioz dhe marr përgjegjësinë e plotë për të. U kërkoj falje tifozëve, familjes, sponsorit dhe të gjithë njerëzve të mi të afërt. Nuk dua të gjej justifikime, por dua të shpjegoj situatën në të cilën u gjenda. Dëmtimet gjatë dy viteve të fundit kanë pasur një ndikim të rëndë tek unë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Trupi im nuk mund të bënte atë që mendja ime priste prej tij, dhe pranimi i faktit se po i afrohem fundit të karrierës ishte më i vështirë nga sa e kisha imagjinuar ndonjëherë”, lexohet në postimin e gjatë të Kyrgios në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Disiplina publikon vendimet, penalizohen disa skuadra të Superiores

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet e Komisionit...

Mallakastër/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë

Pasditen e sotme, në Çërrilë të Mallakastrës është rindezur...

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës/ Ministri Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ferit Hoxha, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, lajmëroi përmes rrjetit social X se mes Luksemburgut dhe Tiranës do të hapet një linjë e re fluturimesh direkte, të ofruara nga kompania ajrore Luxair. Hoxha e cilësoi ardhjen e Luxair si një lajm shumë pozitiv për vendin, duke theksuar rëndësinë e pranisë së një tjetër […]