Portugali/ Zjarre masive, mbi 1 mijë zjarrfikës në terren për përballimin e flakëve

Publikuar me datë:

Disa vatra zjarri kanë shpërthyer këtë pasdite në veri dhe qendër të Portugalisë, duke mobilizuar mbi 1 mijë zjarrfikës, të mbështetur nga 20 avionë dhe helikopterë për shuarjen e flakëve.

Sipas agjencisë portugeze të mbrojtjes civile, zonat më problematike janë Santarem, Guarda, Braga dhe Bragança, ku zjarret kanë prekur kryesisht sipërfaqe me shkurre.

Situata është përkeqësuar nga rritja e temperaturave në vend, të cilat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në rajonet qendrore dhe jugore të Portugalisë.

Instituti Portugez për Detin dhe Atmosferën (IPMA) ka paralajmëruar se rreziku i zjarreve është aktualisht “shumë i lartë” në pothuajse të gjithë territorin e vendit.
Portugalia përballet pothuajse çdo verë me zjarre të mëdha pyjore. Këtë vit, zjarri më i rëndë ishte ai në zonën e Viseut, rreth një muaj më parë, ku u shkatërruan rreth 130 mijë hektarë bimësi.

Gadishulli Iberik konsiderohet një nga rajonet më të prekura nga pasojat e ndryshimeve klimatike, të cilat kanë sjellë valë më të shpeshta të të nxehtit dhe periudha më të gjata thatësire.

Vitin e kaluar, Portugalia regjistroi verën më të nxehtë që nga viti 1931, sipas të dhënave të autoriteteve meteorologjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi të papërshtatshme për konsum

GREQI- Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese...

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Vëllai i Fridman Xhaferrajt dëshmon në procesin ndaj Laert Haxhiut: Nuk e di kush e vrau

Xhuliano Xhaferraj, vëllai i Fridman Xhaferrajt, dëshmoi këtë të...