Policia shton forcat te “Rruga e Durrësit”, hidhet gaz lotsjellës, protestuesit kërkojnë dorëheqje

Publikuar me datë:

Prania e policisë po rritet ndjeshëm përgjatë rrugës së Durrësit.

Gjatë ditës së sotme, protesta është shënuar nga kaos dhe tension të lartë, duke eskaluar në përplasje dhe akte dhune.

Forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë protestuesit, duke e përkeqësuar më tej klimën në terren. Shumë studentë u panë të plagosur, ndërsa disa janë tërhequr zvarrë dhe shoqëruar nga efektivët.

Që prej orës 14:00, studentët janë mbledhur në protestë, ndërkohë që vazhdimisht dëgjohet thirrja: “Dorëheqje, dorëheqje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related