Policia Shkodër parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit

Publikuar me datë:

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Bëhet fjalë për një atentat tjetër që nga të dhënat hetimore dhe provat e sekuestruara, do ti bëhej Preng Gjinit, makina e të cilit u hodh në erë në lëvizje edhe në shtator të vitit 2020 në zonën e Selitës në Tiranë.

Blutë e qytetit verior kanë arrestuar pak ditë më parë në flagrancë 38 vjeçarin Euglen Buraku me një sasi lënde plasëse të lidhur me një aparat celular për shpërthim në distancë. Buraku banues në Durrës lëvizte në fshatin Stajkë të Vaut të Dejës me një automjet me targa të vjetra të mbivendosura ndërsa nga ekspertimi i aparatit të tij cëlular iu gjet në brendësi foto e Preng Gjinit.

Hetuesit besojnë se kanë zbuluar edhe një autor të dytë të dyshuar, Eduard Përgjoka 34 vjeç në banesën e së cilit në Rubik u sekuestruan kapsolla detonatorë, 11 celularë dhe fara kanabisi.

Ky i fundit është shpallur në kërkim pasi bashkë me të arrestuarin po hetoen për vrasje me paramendim mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Nga hetimet e SPAK në dosjen ‘REVANSHI’, atentati i parë ndaj Preng Gjinit u krye për motive gjakmarrje ndërsa të pandehur të arrestuar dhe në mungesë, janë marrë 6 persona si urdhërues dhe sigurues të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje.

Burimi: Euro News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ina Zhupa: Punimet në bypassin Sarandë–Himarë pa masa sigurie, rrezik për kalimtarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar kushtet...

Belind Këlliçi publikon foton e Olsi Ramës me Gert Hakën: Ja si u bënë pronarë të kazinosë në “Air Albania”

Belind Këlliçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka intensifikuar akuzat...

Trump kritikon Netanyahun për të dytën ditë radhazi, para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi publikisht kryeministrin izraelit, Benjamin...