REAGIM I POLICISË SË SHTETIT
Gjatë patrullimeve për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, sqarojmë sa vijon:
Një grup individësh të dhunshëm dhe të maskuar kanë sulmuar shërbimet e Policisë me molotovë. Në përpjekje për t’u shmangur ndjekjes dhe arrestimit nga Policia, këta persona u strehuan në hapësirat e jashtme të selisë së subjektit politik Partia Demokratike, ku vazhduan sulmin kundër efektivëve të Policisë.
Si përgjigje ndaj sulmit me molotov nga protestuesit e dhunshëm, shërbimet e Policisë përdorën gaz lotsjellës.
Të gjitha pohimet e tjera janë të pavërteta, tendencioze dhe me intent të keqdashur, me qëllim shtrembërimin e realitetit.

