Policia goditi ekipin e SYRI-t me ujë me presion/ AGSH: Është cënuar puna e medias në terren…

Publikuar me datë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka shprehur shqetësimin lidhur me incidentin e ndodhur gjatë protestës së Partisë Demokratike, ku gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit është goditur ekipi i medias së Syri TV.

Sipas reagimit të AGSH-së, mjeti i Policisë me ujë me presion ka goditur drejtpërdrejt kamerën, operatorin Armando Varfi dhe gazetaren Marsi Cerma. Kjo e fundit raportohet se është goditur edhe në fytyrë dhe për disa minuta është ndjerë keq.

Asociacioni rikujton se gazetarët dhe operatorët në terren janë duke kryer detyrën e tyre për informimin e publikut dhe nuk duhet të bëhen objekt i ndërhyrjeve apo veprimeve që rrezikojnë sigurinë fizike gjatë raportimit.

Në deklaratë, AGSH u bën thirrje autoriteteve policore që gjatë menaxhimit të protestave dhe tubimeve të garantojnë respektimin e standardeve për sigurinë e gazetarëve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur incidente që cenojnë punën e medias në terren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zbulohen kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Sekretari i 10-të i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara...

Marash Kumbulla drejt largimit nga Roma, synon Spanjën

E ardhmja e Marash Kumbullës te Roma mbetet ende...

Vlorë/ 54-vjeçari mbërrin pa shenja jete në spital, dyshohet për infarkt

Një 54-vjeçar humbi jetën teksa po transportohej drejt spitalit...