Policia e Shtetit tërhiqet nga njoftimi i rremë për protestuesin në Zvërnec, pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës

Publikuar me datë:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka kërkuar ndjesë publike për një pasaktësi në njoftimin e shpërndarë më herët nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë lidhur me ngjarjet gjatë protestës në Zvërnec.

Sipas reagimit zyrtar, qytetari për të cilin ishte raportuar se ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, në fakt nuk ka hyrë në këtë mënyrë. Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka pranuar gabimin në komunikimin publik të ngjarjes.

Pas këtij rasti, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të drejtorit të Policisë së Vlorës, duke theksuar se besimi i publikut është një nga vlerat më të rëndësishme të institucionit dhe se cenimi i tij nuk mund të tolerohet.

Në të njëjtin reagim, Policia e Shtetit sqaron se territori ku po zhvillohet projekti në Portonovë rezulton pronë private me dokumentacion të rregullt ligjor dhe me autorizimet përkatëse për rrethimin e saj.

Gjithashtu, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kundërshtojnë projektin që pretendimet e tyre t’i ndjekin në rrugë ligjore përmes gjykatave, duke nënvizuar se detyra e Policisë së Shtetit është mbrojtja e çdo prone private që disponon dokumentacion të rregullt.

Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon ndjesë publike për raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me qytetarin, që në fakt nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, sikundër është raportuar.

Në këto rrethana dhe pavarësisht se në të gjithë pjesën tjetër komunikata e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë është korrekte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Besimi i publikut për Policinë e Shtetit është vlera më e rëndësishme dhe cenimi i tij nuk mund të justifikohet në asnjë rast.

Ndërsa lidhur me pretendimet e protestës në fjalë, bëjmë me dije se janë ndjekur me vëmendje dhe territori i rrethuar rezulton pronë tërësisht private, me dokument të rregullt hipotekor, si dhe me autorizimin ligjor për rrethimin.

Prandaj përfitojmë nga rasti që t’u drejtohemi edhe qytetarëve që protestojnë, duke nënvizuar se çdo pretendim mbi një pronë private apo zhvillimin e saj, adresohet në Gjykatë.

Policia e Shtetit ka për detyrë ligjore të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Paraburgim për 5 të arrestuarit për rastin “Reçaku II”, dyshohen për krime lufte!

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e...

Tabaku: Integrimi europian kërkon shtet ligjor dhe institucione të forta!

Deputetja e Partia Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një...

U vra me breshëri plumbash në Mirditë, del fotoja e Valter Lleshit

Personi në foto është 45-vjeçari Valter Lleshi, i cili...