“Po vdes”/ Shqiptarja humb jetën në Manhattan, bie në pusetë

Publikuar me datë:

Një ngjarje tragjike është regjistruar në zemër të Manhattan-it, ku një grua me origjinë shqiptare humbi jetën pasi ra në një pusetë mirëmbajtjeje të lënë të hapur në zonën e Fifth Avenue.

Viktima është identifikuar si Donika Gocaj, 56 vjeçe, banuese në Briarcliff Manor, New York. Sipas policisë amerikane, ajo u gjet pa ndjenja në fund të pusetës, rreth tre metra e thellë, pak para mesnatës së të hënës. Pavarësisht transportimit urgjent në spital, mjekët konfirmuan se ajo nuk mundi të mbijetonte.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se dëgjuan britma për ndihmë, ndërsa gruaja përsëriste: “Po vdes”.

Ndërkohë, kompania energjetike Con Edison deklaroi se nga verifikimi i kamerave të sigurisë dyshohet se kapaku i pusetës ishte zhvendosur nga një kamion vetëm pak minuta para incidentit fatal.

“Rreth 12 minuta më vonë, personi i përfshirë në incident parkoi automjetin pranë zonës”, tha një zëdhënës i kompanisë për CBS.

Sipas kompanisë, raste të tilla janë të rralla, por automjetet e rënda mund të lëvizin kapakët e puseteve.

Familjarët e 56-vjeçares shprehën tronditjen për tragjedinë, duke thënë se është e paimagjinueshme që një ngjarje e tillë të ndodhë në një nga zonat më të frekuentuara dhe më të vizituara të New York-ut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spiunoi hetimet/ Dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish-oficeri i policisë, Igli Haxhiaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Shkozet/ Zjarri i madh përfshin magazinën, gjysma e Durrësit pa drita

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e kësaj...

Shkodër/ Kardinali Ernest Troshani kremton sonte Meshën e Shenjtë në Katedralen e Shën Shtjefnit

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, 30 korrik, besimtarët katolikë...

Emigranti nga Anglia investon në Theth, miratohet leja e parë e Paketës së Maleve

Vetëm një javë pas vizitës në Theth, Kryeministri Edi...