Po udhëtonte nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Pakistanit/ Zhduket avioni me 5 anëtarë ekuipazhi, kërkime intensive në Detin Arabik

Publikuar me datë:

Një avion transporti Boeing 737-400 i K2 Cargo Airways, me pesë anëtarë ekuipazhi në bord, është zhdukur gjatë një fluturimi nga Sharjah i Emirateve të Bashkuara Arabe drejt Karaçit në Pakistan.

Avioni humbi kontaktin me autoritetet e kontrollit ajror mbrëmjen e së martës, ndërsa ndodhej rreth 300 kilometra në perëndim të Karaçit, mbi Detin Arabik.

Sipas të dhënave fillestare të gjurmimit, avioni ka pësuar një rënie të fortë të lartësisë dhe një ndryshim të papritur të kursit pak para zhdukjes nga radarët. Autoritetet pakistaneze kanë bërë të ditur se ekuipazhi kishte raportuar më herët një defekt në sistemin e navigimit dhe po komunikonte me kontrollorët ajrorë.

Pas humbjes së kontaktit, Qendra e Koordinimit të Shpëtimit në Pakistan nisi një operacion të gjerë kërkimi në zonën detare ku u zhduk avioni.

Deri në këto momente nuk janë gjetur mbetje të avionit apo persona të mbijetuar, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht nëse avioni është rrëzuar.

Një hetim i plotë pritet të nisë pasi të lokalizohet avioni dhe të mblidhen të dhënat teknike për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E kapi duke pirë hashash, 16-vjeçari plagos me thikë xhaxhain në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosje...

Tritol makinës në Krujë, detajet e para

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Krujë,...

Tmerr në Poloni/ Prifti vret një burrë të pastrehë me sëpatë dhe e djeg të gjallë

Një ish-prift në Poloni përballet me akuza për një...