“Po shantazhohen me bukën e gojës të marrë pjesë në anti-miting”/ Sheshi plot, protestuesit thirrje administratës: Braktiseni nesër Ramën!

Publikuar me datë:

Prej 12 ditësh protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa me dhjetëra mijëra qytetarë janë mbledhur edhe sot si çdo mbrëmje poshtë zyrës së Ramës në Kryeministri.

Ditën e nesërme është paralajmëruar një aktivitet për përvjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, ndërsa protestuesit dhe opozita e kanë quajtur atë anti-miting dhe përpjekje për të shuar protestën e qytetarëve.

“A e dini përse e ka lënë mitingun në 17 e 30 mitingun kryeministri, sepse në orën 18: 30 do të jenë të gjithë këtu do bashkohen këtu. Ne nesër do t’i tregojmë se jemi më shumë dhe madje do i marrim edhe ata që i nis me pagesë nga qytetet e tjera. Çdo njeri që niset nesër për të ardhur në antimiting vjen me kokën ulur, sepse e di dhe zemra i thotë që duhet të jetë me ne. Kam një thirrje për të gjithë administratën që me detyrim do të duhet të jenë nesër, Braktiseni atë kryeministër dhe bashkohuni me popullin”, u shpreh një prej protestuesve.

Ndërkohë një tjetër peotesuese u shpreh se punonjësit e administratës po detyrohen të marrin pjesë në organizimin ku do të jetë i pranishëm kryeministri Rama.

“Nesër do të organizohet një antimiting ku të gjithë punonjësit e administratës do të sillen me detyriim. Mos bini pre e provokimeve të kryeninistrit, qw do qw shqiptarwt tw zihen me njwri-tjetrin, jemi këtu për t’i ccliruar edhe ata, edhe për punonjësit e administrtës që nesër do të detyrohen të mbulojnë fytyrën për të mos dalë në foto, edhe për ata që shantazhohen për bukën e gojës. Jemi këtu për një Shqipëri të re.”, tha Sidorela Vatnika.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pritet transportimi drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku...

Botërori starton në “Azteca”, Meksika godet Afrikën e Jugut që në minutat e para

Ka nisur në stadiumin “Azteca” ndeshja hapëse e Botërorit...

Qytetarët nuk ndalin marshimin, mijëra njerëz drejt Astirit

Vijon protesta e qytetarëve në Tiranë, ku mijëra pjesëmarrës...