“Po dëmtojnë turizmin”/ Protestuesi-Ramës: E di ti që shqiptarët s’bëjnë dot pushime?!

Publikuar me datë:

Që kur ka filluar protesta, Edi Rama ka bërë disa deklarata kritike ndaj saj. Një nga arsyet e tij kryesore ka qenë se protesta po dëmton imazhin e Shqipërisë dhe turizmin e vendit.

Një nga protestuesit ia ka kthyer duke theksuar se kryeministri është në dijeni se shumë familje shqiptare nuk kanë mundësi të shkojnë në plazh për pushime.

Sipas tij, në fakt, mbështetje për protestën vjen nga e gjithë bota, pikërisht për arsye të forta që ajo përfaqëson.

“Kryeministri tha se kjo protestë po dëmton turizmin. A e di, z. kryeministër, se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet për pushime? Ne po mbështetemi nga të gjithë sepse guxuam të flasim kundër këtyre që na rrethojnë,” shprehu protestuesi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related